Krujë – Operacioni antidrogë, 15 vjeçari arrestohet brenda në shkollë

564
Sigal

Gazeta  Telegraf/


 

Policia
e Durrësit ka ndërmarrë një operacion për parandalimin dhe goditjen e prodhimit
dhe shitjes së lëndëve narkotike.


Mes të arrestuarve të ditës së djeshme është dhe një djalë, vetëm 15 vjeç i identifikuar me inicialet K. K, 15 vjeç banues në Krujë. Atij i
është gjetur një dozë kanabis në çantën e shkollës, brenda në ambientet e shkollës.


Policia informon: Shtetasit K.K. gjatë kontrollit
të ushtruar në çantën e shkollës në ambjentet e shkollës 9-Vjeçare, Krujë, në
klasë, I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi
lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informon policia. Flitet
për një dozë të vogël kanabisi. Ndaj tij ka nisur procedim penal në gjëndje të
lirë.


Po kështu mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në lagjen
Nr .2 Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford Focus me targa
AA 291 JJ, me drejtues shtetasin H. K. dhe pasagjerë shtetasit Florind Gjergji
dhe Bruno Paja ,u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi
lënde narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Florind Gjergji 26 vjeç, banues në Durrës dhe Bruno Paja
25 vjeç, banues në Ishëm, Durrës u arrestuan.

Po dje shtetasit R.A. 18 vjeç gjatë kontrollit fizik të
ushtruar në lagjen Nr.1, I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës
materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë. Ndaj tij ka
nisur procedim penal.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës dhe Tiranë(për shtetasin K.K.) për veprime të mëtejshme për veprën
penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit
Penal.