Krujë, asgjësohen 445 bimë lëndë narkotike, arrestohen tre persona

524
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë është përfunduar me sukses operacioni i koduar “Liqeni Pacungut 2015”, ku u asgjësuan rrënjë bimë narkotike, ndërsa u arrestuan në flagrancë 3 poersona.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit, Astrit Bazja 47 vjeç, banues në Krujë, Dashamir Bazja 49 vjeç,banues në Fushë Krujë, A.B. 17 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zgërdhesh Krujë, në pronën e tyre, janë konstatuar 5 parcela të mbjella me 445 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa. 
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale, të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim.
Sigal