Ambasadorja Kim: Politika të mos kërkojë hetimin e tjetrit, por të përgjigjet për vete

74
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e mbajtur në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”,- tha se politika të mos kërkojë hetimin e tjetrit, por të përgjigjet për vete. Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën e shpallur ”non-grata”, por për Yuri Kim ky nuk është standardi, që kërkohet për Reformën në Drejtësi.

”Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, Reforma në Drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm.

Do të quhet normale kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet, që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për Reformën në Drejtësi.

Duhet një drejtësi, ku drejtësia nuk është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”.