Krimi ulet “këmbëkryq”

99
Sigal

Shqipëria tronditet nga krimi bilanci tragjik në 24 orët e fundit: 9 të vrarë dhe 7 të plagosur. Sociologu Gëzim Tushi: Shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, ku krimi është bërë si buka që hamë. Eksperti Softa: Është bërë modë që problemet të zgjidhen me dhunë e vrasje.

Një 68 vjeçar është gjetur i vrarë me armë në Mirditë. Ngjarja u zbulua nga vajza e tij, e cila e gjeti të pajetë dhe më pas lajmëroi policinë. Frederik Radi qëndronte në këtë banesë vetëm gjatë verës, ndërsa u gjet në dhomën e gjumit ku dyshohet se është qëlluar nga dritarja. Disa banorë të fshatit janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore. Nuk ishte rasti i vetëm në këto 24 orë në vendin tonë. Bilanc tragjik është shënuar prej ditës së djeshme ku ka patur  të vrarë dhe 6 të plagosur.

Polici plagos 45 vjeçarin

Opinioni  u trondit ditën e djeshme kur pranë kompleksit “Kika 2” te Komuna e Parisit në Tiranë, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi pasi autori dyshonte se 45-vjeçari kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Ai qëlloi 6 herë në drejtim të Kostës dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Pasi kreu krimin, polici e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. Ai nuk është kapur ende, teksa policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij. Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i bëri thirrje që të dorëzohet, por Goxhara nuk është arrestuar ende.

Pedagogu amerikan mbyt gruan, dy qentë dhe veten në Tiranë

Një pedagog, i cili punonte në një prej shkollave private të kryeqytetit, Mattheë James Ëertz vrau bashkëshorten e tij, Lilis Sartika Saragih duke e mbytur me litar, dy qentë dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi në rrugën Vangjel Noti në Laprakë. Në fillim u gjet trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane. 53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Ndërkohë, para ngjarjes 53-vjeçari kishte shkruar një letër ku përshkruante gjithë veprimet e tij të mëvonshme.

 Dy të vrarë në Velipojë, autori iku nga arresti i shtëpisë

Por dita e gjatë nuk do të mbyllej me kaq. Dy persona mbetën të vrarë në Velipojë dhe një tjetër u plagos. Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç u vranë me armë zjarri. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku. Nga ngjarja ka mbetur dhe një person i plagosur, Zyber Zagradi, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi. Aty pati fillimisht një konflikt më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja. Ai ishte arrestuar më 14 korrik dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngjarja tragjike.

 

Një tjetër i pafajshëm, viktimë e plumbave të krimit

Arsid Hoxha, punonjës në një hotel në Velipojë ka mbetur i vrarë me Ersild Ishmin, pas një konflikti me dy vëllezërit Frroku, biznesmenë. Mësohet se Hoxha është qëlluar aksidentalisht dhe nuk ka pasur lidhje me sherrin e ndodhur mes Ishmit dhe dy vëllezërve. Hoxha, në lule të rinisë, ka humbur jetën për shkak të konflikteve të të tjerëve, ashtu siç pak javë më parë u vranë edhe dy të pafajshëm në Memaliaj.

 

Plagosje për pronat në Milot

Një përleshje me armë dhe sende të forta mes dy familjeve ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme, në fshatin Fushë Milot. Policia njoftoi se tre persona janë plagosur, njëri prej të cilëve me armë zjarri dhe dy të tjerët me sende të forta. Nga të dhënat e para mësohet se, ngjarja ka nisur për shkak të një konflikti pronësie. I shpallur në kërkim, Valdano Murati 32 vjeç djali arrestuarit, Sokol Murati. Të arrestuar Sokol Murati dhe Pëllumb Murati, vëllezër njëri me tjetrin. Emrat e tre vëllezërve të plagosur nuk bëhen të ditur ende, por policia ka njoftuar se dy prej tyre kanë plagë me sende të forta, ndërsa njëri me armë zjarri.

 

 

Kryeplaku i Memaliaj vritet nga një çoban për bagëtitë

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një çoban, me të cilin kishte pasur një përplasje dy muaj më parë lidhur me kullotën për bagëtitë. Ajdini ishte kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj dhe merrej me shqyrtimin e ankesave nga banorët dhe i drejtonte ato në organet policore dhe në bashki.

Tragjike në Fier, dy persona gjenden të vetëvarur

Dy persona janë gjetur të vetëvarur në Fier, në fshatrat Kashisht dhe Dushk. Në një hangar në afërsi të banesës, rreth 17:30, në fshatin Kashisht, është gjetur nga familjarët shtetasja me inicialet F.K., 59 vjeçe, e cila dyshohet e vetëvarur.

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngji, ndërron jetë i riu, plagoset një tjetër

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake. Një automjet ka humbur kontrollin dhe rrokullisur rreth 4-tër të mëngjesit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, Gjovalin Voka 30 vjeç dhe ështëv plagosur pasagjeri Anton Voka. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.

23-vjeçari nga Puka bën aksident me Audi në Sarandë, plagoset 7-vjeçarja

Një 23-vjeçar i dyshuar si shkaktar i një aksidenti në Sarandë është arrestuar nga policia. Në aksidentin e ndodhur dje, ku u përplasën dy automjete, një vajzë 7-vjeçare ka mbetur e plagosur. E mitura, pasagjerë në një prej mjeteve, është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Shuhet edhe një tjetër në Shqipëri! 90-vjeçari vret veten me armë gjahu

Një tjetër akt tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një 90-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.

Sociologu: Shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, ku krimi është bërë si buka që hamë

Gëzim Tushi, sociolog u shpreh se fatkeqësisht shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është bërë social, e linfa e krimit është në të gjitha ambjentet duke u kthyer në një substancë të rrezikshme.’Së pari unë dua të theksoj që ky bilanc i këtyre vrasjeve të këtyre dy ditëve të fundit ngjan tamam si një bilanc lufte.Domethënë edhe në luftë po të ishim nuk do kishim një numër aq të madh humbjesh jete për shkak të krimeve të natyrave të ndryshme.Duket se shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është bërë social, një fenomen jashtëzakonisht i përhapur e linfa e krimit është në të gjitha ambjentet duke u kthyer në një substancë të rrezikshme që ka prekur familjen e strukturat e tjera të shoqërisë.Më saktë do thosha na është bërë si buka e përditshme dhe është aq i shpeshtë sa qytetarët kanë nisur të ambjentohen me këtë kulturë të përhapur të krimit.Unë mendoj që përhapja në masë e krimit bazohet në dy shkaqe kryesore: E para është faktor individual që ka të bëjë me njeriun, sepse krimi është një akt i kryer në mënyrë të paparashikuar lidhur me problemet e njeriut e probleme t karakterit, me depresion, etj.Problemi i psikologjisë individuale që lidhet me njeriun është një problem i madh i hapur në shoqëri.Për shkak të abuzimit me konceptin demokraci dhe me atë që ‘njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë’ dhe ‘në demokraci çdo gjë është e lejuar’ këto aktorë të krimit kanë dalë hapur duke u përpjekur që ta bëjnë edhe shoqërinë të heshtë’.

Krimi ulet ”këmbëkryq” në Shqipëri, Softa: Është bërë modë që problemet të zgjidhen me dhunë e vrasje

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë u shpreh se është bërë modë në Shqipëri që problemet të zgjidhen me dhunë e vrasje.

Softa: 6 të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i këtij 24 orëshi të muajit gusht.

Janë ngjarje të cilat ngjasojnë por edhe kanë diferenca me njëra tjetrën, ku bazë ato kanë konfliktet apo problemet e tjera sociale.Nuk mungojnë përsëri armët në popullatë, sa herë që ka konflikte edhe zgjidhjen e tyre e gjejnë tek dhuna apo e përdorin tek vrasja.Nuk kemi as komunikime dhe as ndërmjetësime për ti zgjidhur dhe për ti sheshuar sepse jeta vlen.Janë disa zona që fatkeqësisht dhuna ka filluar të jetë dominante dhe është gjetur rruga e zgjidhjes tek dhuna.Sepse mesa duket format e tjera të komunikimit institucional nëpërmjet policisë apo duke iu kërkuar shërbimeve të drejtësisë nuk kanë funksionuar.Dhe po kthehet në trendi apo po kthehet në modë që zgjidhja e problemeve të bëhet se kush është më i fortë, kush ka më shumë para.