Krimet e Rënda i kthejnë telefonin Kejvina Kthellës

470
Sigal

Gjykata për Krime të Rënda, ka shqyrtuar në një seancë të veçantë kërkesën e Kejvina Kthjellës, të cilës i është kthyer vetëm celulari.

Gjykata nuk ka pranuar të heq sekuestron e automjetit dhe llogarisë së saj bankare.

Sipas Gjykatës telefoni i modeles është këqyrur dhe nuk përbën më interes për hetimet, ndërkohë që lidhur me llogarinë bankare dhe me makinën, dyshohet se ato janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i Rrajës.

Vetë modelja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me situatën dhe pozitat e saj, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve, që pretendon se po i dëmtojnë imazhin në mënyrë të qëllimshme.

Kejvina Kthjella dyshohet se ka pasur një raport intim me Redjan Rrajën, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi së bashku me vetë prokurorin.