Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

24
Sigal

Një 60-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në kryeqytet.

Blutë njoftojnë se i arrestuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.