Kreu i Sindikatës: Rreth 5 mijë mjekë janë larguar nga vendi

Gent Stroni, kreu i Sindikatës së Mjekëve, thotë se janë rreth 5 mijë mjekët e larguar nga Shqipëria përgjatë viteve të fundit dhe përvoja në vendet e tjera ka treguar se ata nuk kthehen më. Flitet për rreth 5 mijë bluza të bardha që janë larguar nga Shqipëria. Ka mjekë turq që punojnë në Shqipëri. Por të paktë janë ata mjekë që shkojnë punojnë në vend tjetër dhe mund të kthehen.

Ne jemi ndër vendet me numrin e mjekëve për numër banorësh më të paktë. Një mjek në Shqipëri bën dyfishin e punës së një mjeku në Kosovë. Kjo për shkak të ngarkesës për numër banorësh.

Sigal

Ekzistojnë edhe mungesa, ose ky volum mjekësh që është në Shqipëri mbulon një numër shumë më të madh njerëzish sesa i duhet të mbulojë.

Sipas Stronit, rritja e nevojës për mjekë shpjegohet me zhvillimet demografike që ka pësuar bota pas Luftës së Dytë Botërore. I ashtuquajturi brez i babyboomers, sot janë në pension, çka do të thotë nevojë shumë e madhe për asistencë mjekësore.

Është e famshmja big baby boom. Pas viteve 45 pati një rritje të madhe të numrit të lindjeve, por sot ata po dalin në pension. Kjo e bën kërkesën për mjekë dhe infermierë shumë të madhe në Europë dhe botë. Nuk ndodh vetëm ikje nga Shqipëria, gjermanët shkojnë drejt Suedisë, anglezët drejt Amerikës. Kjo ndodh, sepse secili prej mjekëve kërkon rrugë të tjera për veten e vet.

Megjithatë, sipas Stronit nuk është vetëm paga ajo që motivon një mjek të qëndrojë në vendin e tij.

Kushtet duhet të jenë në kompleksitet. Që nga momenti që themi trajtimi, e kemi fjalën për pagesën. Por ka të bëjë edhe mënyra si trajtohen nga organizmat drejtues, por edhe nga popullata. Nëse shkon i vë një mjeku pistoletën në kokë, ai thotë nuk kam pse rri në këtë vend. Në shumë raste janë fajësuar mjekët për vdekjen e pacientëve.