Genc Deromemaj, kreu i degës së PD-së në Vlorë, foli në prag të nisjes së Kuvendit të Rithemelimit.
“Shpresoj se sot do të rilindë përfundimisht PD. Është një ditë e shënuar për të gjithë delegatët dhe të gjithë anëtarësinë,” tha ai.
“Presim një demokratizim të PD-së dhe një shpresë, pasi e dini që shpresa është shënuar. Presim lindjen e një opozite të vërtetë,” deklaroi Deromemaj.
I pyetur për falsifikimin e listës së delegatëve nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, ai tha se ata do mbajnë përgjegjësi ligjore për falsifikimin e emrave.






















