Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar datën 23 korrik për të mbajtur zgjedhjet lokale në Bashkinë e Rrogozhinës.
Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve Në Rrogozhinë, pas konstatimeve të parregullsive me kutinë e burgut, e cila i dha fitoren kandidatit socialist Edison Memolla më 14 Maj.
Vendimi përfundimtar i KQZ pritet të merret ditën e hënë.
Nuk dihet ende nëse në Bashkinë e Rrogozhinës do të zhvillohen zgjedhjet në të njëjtën ditë me atë të Kukësit pas dorëheqjes së kryebashkiakut Safet Gjici, pasi tek kjo e fundit është institucioni i Presidencë ai që e shpall datën e zgjedhjeve.




















