KQZ miraton rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit

42
Sigal

Komisioni Rregullator në KQZ ka shpallur sot rezultatin përfundmitar për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkinë e Kukësit.

Në këto zgjedhje fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj me 63% të votave kundrejt kandidatit të opozitës Emri Vata me 37% të votave.

Këto zgjedhje u mbajtën më 24 shtator për shkak të video-skandalit të kryetarit paraardhës të bashkisë, Safet Gjici që doli fitues nga zgjedhjet e 14 majit.

Njoftimi i KQZ:
𝐒𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐤𝐞̈𝐬
Sot, Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të zhvilluara në datën 24 Shtator 2023.
Kandidat fitues për Kryetar të Bashkisë Kukës, Qarku Kukës u shpall z. Albert Halilaj, i propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”.