KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Gjykatës së Beratit

331
Sigal

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të Agron Vavlas, ish-kreu i Gjykatës së Beratit.

Më 4 Mars 2019, Agron Vavla u shkarkua nga detyra e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nga KPK, që konstatoi probleme me pasurinë e tij.

Vavla apeloi vendin.

Sot, trupi gjykues i KPA, me kryesuese Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore, dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, shpalli vendimin për gjyqtarin.

KPA vendosi lënien në fuqi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vavla është emëruar gjyqtar në vitin 1995. Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai ka punuar gjyqtar në Gjykatën e Beratit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar kryetar gjykate.