Kosova, pa marrëveshje punësimi sezonal me vendet e BE-së

582
Autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjë marrëveshje të re me ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës. Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje me ndonjë nga vendet e BE-së për punësim sezonal, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. 

Punësimi sezonal, “shpëtim” për të rinjtë
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë, se derisa mundësitë për rritjen e numrit të të punësuarve në Kosovë janë shumë të vogla, alternativa më e mirë është punësimi sezonal. “Punësimi sezonal në të kaluarën ka ndodhur edhe në tregun e punës në Kosovë dhe jashtë vendit, por jashtë vendit ka qenë një numër i vogël karshi kërkesave që ka pasur. Është neglizhencë e institucioneve të vendit që nuk kanë qenë angazhuar në arritjen e marrëveshjeve me vendet e BE-së për këtë punësim. Punësimin sezonal e ka vështirësuar edhe mosliberalizimi i vizave”, thotë Shahini. 
Sigal