Korrupsioni ushqen krimin, krimi mbron korrupsionin

225
Sigal

Analiza/ Kostot reale të korrupsionit ndikojnë jo vetëm tek financat shqiptare por ai është edhe shkaku kryesor i rritjes së taksave për bizneset dhe çmimeve të tregut duke vënë në vështirsi pensionistët dhe konsumatorët. Inflacioni deklarohet 5.7% por realisht ai është mbi 13.5%. Pensionet rriten me 400 lekë kurse çmimet në 2 vitet e fundit janë rritur mbi 100% duke thelluar varfërinë. Gjobat e Arbitrazhit, largimet nga puna, tenderat, kreditë, PPP, borxhi i fshehur etj. e kanë çuar borxhin publik mbi 12 miliard Euro, ndërkohë që arka e pensioneve është në rrezik pasi mungojnë 180 miliard lekë

 

Evdal Nuri
Tashmë vizitat e ambasadores Yuri Kim në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë të përmuajshme. Kështu ndodhi edhe këtë fillim Prilli kur ambasadorja Kim ngjiti shkallët e SPAK për tu takuar me kreun e prokurorisë së posaçme Arben Krajën. Unë mendoj se korrupsioni  “ushqen” krimin , kurse  ky  mbron korrupsionin. Ti analizojmë më gjërësisht këto dy probleme që janë të lidhura ngusht me njera –tjetrën. 

   1-Krimi

  Ta nisim me një shifër . Gjatë vitit 2021 kemi 61 vrasje . I bije 5 në muaj .   Ai  po na shoqëron çdo ditë.  Vrasje dhe vetëm vrasje dëgjojmë . Arsyet nga më të ndryshmet . Për larje asapesh , vjedhje, mos plotësim dëshirash , xhelozi .   Për vitin 2021,në rang vendi, sa i përket krimeve kundër jetës,  nga numri, Tirana kryeson me 19%, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça 6 % secila.    Shqipëria vijon të renditet mes vendeve më problematike në botë sa i përket krimit të organizuar.  Indeksi Global i krimit ka renditur.Shqipërinë të 57-tën mes 193 vendeve anëtarë të OKB-së duke nënvizuar se vendi ynë është i përfshirë nga zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit të cilët nuk kanë vullnetin për të luftuar paligjshmërinë, ndërsa në raport thuhet se shpesh ata janë të emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme. Raport vlerësimi për Shqipërinë thuhet se: “Në vendin tonë dominojnë rrjetet kriminale me influencë në disa veprimtari. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik”. Pavarësisht reformave të qeverisë, vlen të theksojmë që në bazë të raportit thuhet se reagimi qytetar gjithashtu është vlerësuar me notën e ulët që tregon besimin e vogël tek institucionet shtetërore dhe gjyqësore. Mbi 90% e  krimeve që dëgjojmë çdo ditë  bëhet nga armët që njërzit i kanë në shtëpitë e tyre . Shtetit i mungon dëshira për t’i mbledhur . Një inisitavë në 2017 për  grumbulluan  e tyre  dështoi . U grumbulluar mbi 60.000 armë por  nuk u ça deri në fund ! Tani na thuhet se deri në vitin 2024 do të grumbuullohen  ! Gjatë tre vjetëve dhe sa viktima do n’a sjellin  ? Nga 97 rreth 40% e familjeve shqiptarë muarrën  armë e përkthyer në shifra afërsisht 4 në 10  familje . Vrasjet nga armët  kanë kaluar shifrën e  mbi 7000 vetave .  Me hapjen e depove të ushtrisë në vitin 97 rreth 800 mijë armë luftarake  ranë në duart e popullatës. Më të shumtat ishin automatikët kallashnikovë dhe pistoletat TT.  Ato  i gjen  lehtësisht e për pak para, ndofta me çmimin e një celulari !  Sot flitet për rreth mbi  200 mijë armë  që gjenden  në duart e shqiptarëve.  Një rrezik  para të cilit s’mund të mbyllësh sytë, kur kujton viktimat që kanë shkaktuar . Armët i kanë  ata, që s’duhet t’i kenë  e  me të cilat vrasin , vjedhin , kryejne akte kriminale , duke të dëmtuar dhe  ty o shtet .     Armët  kanë vrarë  gjyqtarë, komisarë, policë, motrat , vllezërit, prindërit, fëmijët tanë ! Janë vrarë njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, sekseve, për larje hesapes , prishje pazaresh, motive të dobëta ,si për xhelozi,  zenkë, një vijë uji, një  copë toke, një parkim makine , ose pse më pe e pse të pash! Arma ka bërë trim dhe frikacakun ! Të gjithë për krimet e kryera janë penduar e kanë deklaruar se e kanë  kryerë nga gjakënxetësia. Të gjithë këto vrasje , s’do kishin përfunduar në vdekje nëse s’do të kishin armët   Me forcën e armëve grupet kriminale  kanë  gjugjëzuar shtetin. Në çdo 2-3 vjet janë ndëruar ministat e brënëshëm . Këta kanë ndryshuar dtejtorët e shefat e komisariateve , por gjendja  është po ajo . Vrasjet vazhdojnë  nga veriu  në jug. Vrasje dhe vetëm vrasje dëgjojmë .  Forca e shtetit pwr t’i dwnuar rwndw mungon e gjasar janw se do tw vazhdojw gjatw .

2-Korupsioni na varfëron

Kostot reale të korrupsionit ndikojnë jo vetëm tek financat shqiptare por ai është edhe shkaku kryesor i rritjes së taksave për bizneset dhe çmimeve të tregut duke vënë në vështirsi pensionistët dhe konsumatorët. Po na dëmton shumë inflacioni . Mezatarisht për indeksimin e çmimeve pensionet rriten më 600-1000 lekë . Në muaj ne paguajmë deri në 5000 lek . Kjo sjell varfëri. Vendimet e Arbitrazhit, largimet nga puna, tenderat e oligarkëve, kreditë, PPP, borxhi i fshehur etj. e kanë çuar borxhin publik mbi 11.4 miliard Euro . Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 5.7%  gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestareKorruposionipjell varfërinë”.

Ai mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionit.Duhet pranuar se është masiv dhe i kudo ndodhur.S’mbaron punë po s’dhe diçka . Kjo në përputhje “me nderi që të “ Është folur e  flitet shume . Në teori kemi 30-vjet që e dëgjojmë këtë emër . Më kujtohet se në Diktaturë shuma që dënoheshe ishte 2000 lekë . Thuhet se korrupsioni  shter burimet jetike, prandaj jemi të varfër.  Bulmeti do rritet 15%. Pensionet 3.3%. Po të tjerat buka , vaj ,  Shumë prej familjeve  shpenzohet më shumë për ushqime po shkurtonin shpenzimet dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve. Në një mjedis me burime të kufizuara, qeveritë duhet t’i japin përparësi mbështetjes për familjet nsë nevojë. INSTAT raportoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani. Korrupsioni   mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe në të dy krahët e politikës. Ky vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionin. S’mbaron punë po s’dhe diçka.  Kjo në përputhje “me nderi që të bëhet “ Është folur e  flitet shume . Në teori kemi 30-vjet që e dëgjojmë, në praktikë asgjë !   Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse  në reformën në sistemin e drejtësisë.  Sistemi e  drejtësisë është pastruar nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve . Bukur , por puna matet me rezultate . Sa  të kurruptuar janë dënuar? Pak , edhe pse tani ka shënja pozitive në këtë drejtim .    Shpesh  u përsërit që  të intensifikojnë veprimet  kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni.  Se kush janë ata dihet , shihet, mësohet nga mediat e opinioni shoqëror që është një forcë e madhe që dënon të keqen në vendin tonë . Ata  zotërojnë shumë më tepër sa  dëgjojmë ne e kanë deklaruar . Mundohen t’i justifikojnë në mënyrat nga më të ndryshme . Është krijuar një opinion për sejcilin  pushtetar  më efektiv të hetimeve për korrupsion.

Duhet pranuar se është masiv dhe i kudondodhur. Nëse do të dënohesh të gjithë të korruptuarit  burgjet duhet “të shtynin murret”, mbase kapaciteti i tyre është mjaft  i vogël ! Korrupsioni  “ushqen” krimin , ky  mbron korrupsionin…..!