Koronavirusi, zbulohen 2 ilaçe që luftojnë virusin që ka alarmuar botën

541
Sigal

Disa shkencëtarë të Universitetit Zhejiang të Kinës, pretendojnë se kanë zbuluar dy ilaçe që janë efikase kundër koronavirusit.

Ky lajm është publikuar nga televizioni kinez, që raporton se testet paraprake treguan se barnat e quajtura “Abidol” dhe “Darunavir” janë në gjendje të neutralizojnë virusin.

CGTN saktëson se zbulimi erdhi si pasojë e disa eksperimenteve të kryera me celula në vitro.

Në drejtim të ekipit ishte Li Lanjuan, epidemologe e njohur kineze që thekson se medikamenti anti-HIV i përdorur fillimisht për të luftuar koronavirusin, është shumë pak efikas.

Ajo kërkon përfshirjen e “Abidolit” dhe “Darunavirit” në programin e Komisionit Kombëtar Shëndetësor për trajtimin e pacientëve të infektuar.