Koronavirusi/ 383 të infektuar dhe 22 viktima, shkon në 154 numri i të shëruarve

340
Sigal

383 të infektuar, 22 viktima dhe 154 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se në 24 orët e fundit u shënuan vetëm 6 raste të reja. Ndërkohë, epiqendra’ e infeksionit në Shqipëri, mbetet Tirana me 181 raste, e ndjekur nga Shkodra me 44 pacientë pozitivë. Më pas renditet Durrësi me 38 të infektuar dhe Fieri më 26. Ndërsa, në Korçë, deri më tani ka vetëm 17 të infektuar.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 pacientë të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Po kështu, në spitalin COVID 2 apo ndryshe “Shefqet Ndroqi”, janë shtuar 7 pacientë, 6 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë të intubuar.

Një ditë më parë Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi se mes të infektuarve ka edhe gra shtatzëna.

Ndërsa, mjeku i njohur Pëllumb Pipero mbrëmjen e djeshme  deklaroi se në fund të javës fillon rënia e COVID-19 dhe sipas tij fundi i prillit do të ketë pak raste.