Sigal

Mosfunksionimi i impiantit të përpunimit të ujrave të zeza në Burgun e Drenovës ka shkaktuar ndotjen e aksit rrugor Korçë – Dardhë. Prej vitesh institucionet nuk kanë marrë asnjë masë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, thonë se bashkia ka gati projektin që i jep zgjidhje problemit por mungojnë financimet.

Nëse do të përshkrosh rrugën Korçë – Dardhë do të përballesh me një situatë, ku përgjatë gjithë këtij aksi rrugor derdhen ujrat e zeza të burgut të Drenovës në të cilin nuk funksionon impianti i përpunimit të tyre.

Problemi e ka zanafillën vite më parë por edhe pse kjo situatë dëmton imazhin e zonës, së cilës nuk i mungojnë turistët, institucionet përgjegjëse nuk kanë marr asnjë masë.

Në dijeni të situatës është edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili thotë se institucioni që drejton ka gati një projekt për zgjidhjen e problemit.

Segmenti rrugor lidh zonat turistike të Dardhës, Vithkuqit dhe Kolonjës, zona këto mjaft të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj jo vetëm përgjatë sezonit të verës por edhe në stinën e dimrit.