Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët sonte, afër një pike karburanti në Korçë. Zjarri ka rënë në hyrje të qytetit. Nga flakët janë lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina ishte me impiant gazi dhe dyshohet se zjarri ka ardhur aksidentalisht për shkak të një çakmaku. Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.