Korçë, dy persona vjedhin gjatë natës lekët e Katedrales

158
Sigal

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se dy persona janë futur gjatë natës në ambientet e brendshme të kishës duke marrë paratë nga dy arka ku besimtarët hedhin lekë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.