Kontrabandë me ilaçe dhe kokainë, dy të arrestuar në Korçë

515
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona një për kontrabandë ilaçesh dhe një tjetër për prodhim të shitjes së drogave të forta.

“Në pranga është vënë një 30-vjeçar, pasi në pikën Kufitare të Kapshticës gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia arrestoi edhe një 22 vjeçar nga fshati Voskop, pasi në lagjen nr 10, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.