Lefter Maliqi: Po instalohet diktatura, ka ardhur koha për zgjim

320
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, nuk i kurseu kritikat e forta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij më shumë se të gjitha bën show dhe po ndez motorët e fushatës elektorale. Nga ana tjetër, Maliqi tha se ministrat e qeverisë janë të papërgjegjshëm, ndërsa foli dhe për përhapjen e pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit, që sipas tij po tentohet që të fshihen si raste.

”Të dashur shqiptarë në 1 minutë e gjysëm nuk ke se çfarë mesazhi që të japësh. Kjo tregon se nuk jemi republikë parlamentare, po jemi drejt instalimit të një dikature, edhe sot patë show-n që u bë, ku mamuthi i korrupsionit u mor me zotin Vasili apo me zonjën Gjosha. Unë do flisja sot dhe për këta ministra që nuk komandojnë dot drejtorët, dhe për pandeminë që është përhapur në burgje”.