Kontejneri me banane bëri tre ndalesa para se të mbërrinte në Portin e Durrësit, për 8 ditë askush nuk u paraqit ta tërhiqte! Policia priti derisa…

157
Sigal

Kontejneri me banane që kishte ardhur nga Ekuadori për llogari të “Bana King” në Portin e Durrësit rezulton të ketë bërë tre ndalesa para se të mbërrinte në Portin e Durrësit. Ai ka ndaluar në Kolumbi e më pas në Spanjë dhe Itali derisa ka ndaluar në vendin tonë.

Dyshimet janë se askush nuk është paraqitur për 8 ditë me radhë që ta tërhiqte kontejnerin. Në momentin kur ka mbërritur punonjësi i kompanisë, policia ka vënë re se kontejneri ishte i hapur dhe se brenda tij mungon 50 arka me banane.

Në pranga janë vënë 20 persona, prej të cilëve 18 janë punonjës të sigurisë portuale dhe dy të tjerë përfaqësues të kompanisë mes tyre punëtori dhe shoferi që do tërhiqte ngarkesën.

Ky i fundit ka mohuar të ketë dijeni për ngarkesën që kishte brenda në kontejner dhe se ai kishte për detyrë vetëm të bënte transportin e tij në destinacion.