Sami Imami: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mundi ushtrinë më të fuqishme se gjithë strategët më të mëdhenj paraardhës

249
Sigal

Nicolas Causin

Në vijim po botoj pjesë të veprës “La corte Santa” të studiuesit francez Nicolas Causin. Ka jetuar në vitet 1583 – 1651. Ky material është përkthyer nga Sami Imami. Ka qenë kronikan i mbretit Luigjit XIII të Francës, por duke qenë se kundërshtonte shumë politikën dhe sidomos luftën jo të dashur prej Zotit, që zhvillohej në atë kohë ndërmjet Francës dhe Spanjës e largojnë nga ky shërbim.
Ishte autor i teorisë teologjike të pasionit, duke analizuar katër aspektet më kryesore si dashuria, dëshira, inati dhe zilia. Qëllimi i veprës së tij ishte si të kontrollohen këto sentimente kur bëhen të rrezikshme.
Librin “La corte Santa” e ka shkruar në vitin 1637 dhe është përkthyer në italisht në vitin 1691.

Në vijim po botojmë një fragment nga libri “La Corte Santa” f 328 – 334 ku portretizohet Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Unë shoh në Kastriotin diçka më të madhe se në Leonidën 1), në Temistoklenë 2), unë shoh një Pirro 3), njoh një Aleksandër4) të Ri dhe se armiqtë e tij janë më të fortë se ata të maqedonëve dhe çmimi i tij duhet të jetë shumë herë më i madh. Ai nuk lindi kështu që ta shohë veten ushtar, por natyrës i ka pëlqyer që sipër trupit të tij të vendosi shpatën, dhe në të njejtën kohë, të vendosë në zemrën e tij forcën.
Atë pamje fisnike aq të hijshme; ato faqe të mbushura plot me madhështi, ato krahë aq të fortë dhe të fuqishëm, ato sy që me shkëndijat e luftëtarit bashkohen me Qiellin (domethënë Perëndinë- S. I.), me atë ballë të harkuar, me paqe të qerpikëve të tij, me ato duar, që nuk duken se mund të të sjellin shkrepëtimë, me ato këmbë që nuk bëjnë asnjë hap që nuk është mbretëror: ka manifestuar nga fillimi të gjithë, atë që fama në të gjithë shekujt ka sintetizuar.
Shqiponjë e vogël, që nga vitet e pafajshme të vegjëlisë, kishte filluar të lozte me rrufetë, … Themi ne, që i forti ka qenë i padrejtë, që ka pregatitur këto zinxhirë ndaj këtij virtyti të ri në momentin kur ai duhet të mbillte dafina (dituri). Të themi më tej se më e mençur me të ka qenë Providenza ose Zoti, që ka gjetur material për këtë zemër të madhe, që duhet të konsumohet në flakën e vet dhe të mos kishte vështirësi që nuk i tejkalonte dhe ndeshje që nuk përballonte. Duhej që ky Herkul të fillonte të mbyste në çerdhen e tyre gjarpërinjtë, duhej që ai të ishte stërvitur në mes të armiqve të tij për t’i luftuar në fëmijërinë e tij ato që ai do t’i luftonte në moshë më të rritur. Babai i tij Gjon Kastrioti, i cili kishte pak forca, kishte dhe shumë fatkeqësi. Ai ishte i detyruar t’ia japë peng turkut Amurat që ta rriste  dhe ta bënte të madh në Portën e tij…

Zotëria i tij mëndjemadh, që e don me dashuri të rrezikshme duke kultivuar te ai inatin ndaj botës, mendon ta tërheqi mbas vetes, që t’i shërbejë qejfit dhe etjes së tij. Ai pretendon të bëjë të parën nëpërmjet synetisë, të cilën e realizon në mishin e tij me dhunë të pashoqe, dhe pastaj e shoqëron me një përkadhelje të turpëshme, që ishin për djaloshin madhështor një mijë herë më të dhimbshme se vetë vdekja. Nuk kishte ai shpirtin të ngjeshte armët e të luftonte për të marrë një gjë që nuk ishte e tij, ai nuk rezervonte mundime torturuese kundërshtarëve të mundur. Armiku ngelet para tij i hutuar nga një zgjidhje kaq bujare, dhe i largon inatin që ai pregatiste për pafajësinë e tij, duke admiruar forcat e tij.
Korte i jep emrin Skënderbe, që është i njejtë me Aleksandër, ku ai kishte marrë më parë një urim të mirë, që t’i ngjajë me dimensione këtij emri, duke iu përshtatur fakteve të tij të madhërishme. Ai u stërvit në ushtrinë dhe Akademinë turke, ku doli shumë i fortë, i shkathët, i aftë, i drejtë, që nga të gjithë ishte i shikuar si mbështetës i vetëm i Perandorisë Muhamedane. Por ai kishte gjithmonë të skalitur në zemër, mendimin që të këpuste këto zinxhirë. Ndjente të zgjohej flaka madhështore në gjoks, dhe futur në të një zell i zjarrtë të ngrinteTempuj, të ngrinte Altarët e Krishtërimit të rënë duke shkatërruar tërësisht Monarkinë Otomane. Amurat (Sulltan Murati – S.I.) sheh në të që të shëndrrijë ndonjë shkëndijë e vogël, por shpejt kërkon ta mbulojë këtë mendim. Padroni ka filluar të ketë frikë nga Skllavi duke dyshuar se ka stërvitur në Ushtrinë e tij një Luan, i aftë në kohë t’i tregojë dhëmbët.
Në disa raste bën përpjekje të sforcuara për ta zhdukur Skënderbeun, duke e ballafaquar me shume rreziqe, që kërcënonin personin e tij. Një Shit shumë i vendosur vjen në Korten e Amuratit, duke provokuar me shumë zjarr se kush i del bërballë në dyluftim vetëm me kamë (thikë) në një vend të rrethuar dhe të rrezikshëm, ku nuk kishte mundësi tjetër: o fitore, o vdekje. Kishte fituar shumë dyluftime, besonte shumë në forcën e tij dhe viktima priste vdekjen nga arme që lëshohej nga krahu i tij. Të gjithë dridheshin nga frika kur Kastrioti i madhërishëm dilte përballë, duke pritur me njërën dorë goditjen, dhe me tjetën e vret. Dhe brohorisnin në kor të gjithë, duke duartrokitur për vlerat e tij të mëdha.
Sapo kishte përballuar këtë ngjarje që kishte provokuar Amurati, i paraqitet një rast tjetër. E grishi në dyluftim një kalorës persian, shumë ekspert në luftën me heshtë, njeri që ku kishte shkuar nëpër qytete dhe provinca kërkonte kundërshtarë për ushtrimin e armës së tij dhe kishte fituar gjithmonë, dhe kishte rritur gjithmonë e më shumë reputacionin e tij. Shëtiste i lirë me kapelen e kreshtuar në kokë, ecte me madhështi dhe me armën e shkëlqyer paraqitej, si Ylli Orione. I duhej këtij Golie një David: I riu i jonë Aleksandër e përballon si një shqiponjë e sulet përmbi të, e përballon me krenari dhe përfundimisht e shtrin përtokë ku i shkreti fillon të vjellë gjakun e shpirtit të tij, dënimi më i drejtë për terrorin që kishte mbjellë, një sakrifikim i trishtueshëm, por vërtetë ndëshkues për të.
Por Amurati që prezantonte Mbretërinë gjente shumë dyluftime dhe ndeshje luftarake të tjera për të stërvitur Davidin e tij; duke e vendosur në vende të rrezikshme të luftës, ku ai dilte gjithmonë i nderuar. Të gjitha kurthet për vrasjen e tij Skënderbeu i kalonte në trofe fitoreje, nga çerdhet e luanëve kthehej i pasur me fitore dhe i mbuluar me Lavdi.
Sulltani me fjalë të ëmbla e përkëdhelte, por e trajtonte keq. I premtonte që pas vdekjes së babait të tij do t’i jepte shtetin, por në ditën e fundit të Gjon Kastriotit ai njeh falsitetin e premtimeve të dhëna dhe mbushet me një stuhi urrrejtjeje për sulltanin. Me aftësitë e tij Skënderbeu u bë zot  i Mbretërisë të Shqipërisë, duke përdorur më në fund një dinakëri fisnike. Kur jepet lajmi në Perandori, Amurati tërbohet dhe gjithë krenaria për të kthehen në urrejtje dhe në hakmarrje.
Ali Pasha me një ushtri prej dyzetmijë vetash u dërgua për këtë ngjarje, por të gjithë ushtarët e tij janë prerë në copa, duke mos pasur gjë më të lavdishme që të jesh Kastriot dhe fitimtar; Firuz dhe Mustafain me forca të reja i ndjek i njejti fat. Çfarë mund të themi ne për avantazhet dhe madhështinë e Skënderbeut? Amurat lutet: Çallma është e poshtëruar. Ajo fytyrë e Tiranit, në ekstazë të mizorisë, zbutet dhe ndjek mënyrat e lutjes, pasi kishte ezauruar më parë ato të forcës. Kërkon paqen, e cila arrihet, dëshiron të pajtohet, por është i përbuzur. Arroganca e tij mbjell zjarr dhe niset drejt Krujës, kryeqyteti i të madhit Kastriot me një ushtri prej dy qind mijë vetash, e cila mbrohet nga gjashtë mijë veta. Një Qytet i vetëm ndalon këtë lumë ushtarësh, shtërngata ndalon, rrethimi hiqet, turpi ngelet në fytyrën e Sulltanit si një shenjë thumbuese, të cilën vetëm hija e vdekjes që mundi t’ia heqë. Ai që kishte jetuar me lavdi, vdes nga trishtimi i poshtërimit të tij, duke çuar në botën tjetër pafuqinë dhe dëshirë të përhershme për të marrë hak.
Mohameti, djali i tij, i tmerrshëm, terror për gjithësinë, që ka përmbysur dy Perandori dhe marrë dyqind qytete, kishte vrarë njëzet milionë njerëz sulet menjëherë kundër kësaj fortese (të Krujës – S. I).
Duhej shumë gjak për të shkruajtur trofetë e Kastriotëve dhe titullin të Pamposhtur. Kush thonte që një njeri i vetëm mund të arrinte kaq larg? Kush i besonte këto ngjarje të bëra nga një Skllav. Qartë mund ta mbyllim që këtë emër ai ia ka kushtuar Zotit të tij, por kush i ka dhënë atij atë krah.
Thuhet që asnjëherë ai nuk i ka kthyer shpinën betejës dhe se vetëm një herë është plagosur lehtë. Me dorën e tij ka vrarë dy mijë Barbarë, që realisht nga koka deri tek këmbët, i ndante me një të goditur. Mohameto donte të shikonte këtë shpatë në duart e tij që shumë herë ishte ngjyer me gjakun e ushtarëve turq. Shihte hekurin, por nuk shihte kurrë krahun që i jepte jetë këtij hekuri.
O Kastriot i mirë, po qe se Republika Krastiana mund të ketë qenë e lirë nga tirania e sulltanëve i detyrohet duarve të Skënderbeut. Pranoj se plagët tona janë të pariparueshme , duke pranuar që ndarjet tona kanë ndaluar të eksperimentojnë dhe t’i japin ndihme krahëve hyjnore. Temperatura që në qytetin e Lezhës i jep vdekjen nga ethet e Malarjes, dhe përsëri më shumë tremben të vjetrit, zhduken të gjithë shpresat tona me të njejtin zjarr që konsumonin trupin e tij. Mbasi kishte jetuar si më i madhërishmi Komandant, ka ndërruar jetë si një fetar i vërtetë, duke zbutur zemrat e të gjithëve që me ndjenja të mëdha e ndiqnin.
Shpirti i tij fitues fluturon përmbi Pallatin e të bukurës Sion, pasi kishte mishëruar gjithçka që mund të kishte një virtut të lartë, një lumturi, që nuk kishe të dytë. Armiqtë e tij më barbarë e kanë puthur varrin tuaj, kanë nderuar varrin e tij dhe kanë ndarë eshtrat e tij si hajmali virtyti. Dhe tani nuk keni nevojë për varr, kështu që kujtimi i juaj gjendet në shumë varre sa zemra janë në të gjithë shekujt që duan lirinë.

Përktheu: Sami Imami

  1. Leonida (540-480 p.e.s.)mbret i Spartës që humb jetën me 300 luftëtarë të gardës së tij në betejë e Termopileve.
  2. Temistocle (525-459 p.e.s.) Politikan dhe komandant Athinas, i cili ka marrë pjesë në betejat e Maratonës, Capo Artemisio, dhe të Salaminës.
  3. Pirro (318-272 p.e.s). Mbret i Epirit, që ka marrë pjesë në shumë beteja ku një ndër më të rëndësishme është ajo e Italisë.
  4. Aleksandri (356-323 p.e.s.) Mbret i Maqedonisë që është kryekomandant në shumë beteja nëpërmjet të cilave ka pushtuar Ballkanin dhe territore të gjera nga Egjipti deri në Indi.