Konflikti në Gjirokastër / Plagoset gjatë sherrit me thikë një 21 vjeçar

234
Sigal

Një sherr mes të rinjsh ka përfunduar me një të plagosur në Gjirokastër.

Mësohet se një 25 vjeçar me iniciale A.S., banues në Gjirokastër, ka qëlluar me thikë një person pas një debati për motive të dobëta.

Lexo edhe : Fishekë, granata dhe kanabis / Çfarë u gjet në banesën e personit që tmerroi Elbasanin

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur lehtë ka mbetur E.M. 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.