Kompanitë  vodhën shtetin përmes TVSH-së, shkaktojnë  3 mln euro dëm, të përfshirë dhe funksionarë të administratës

112
Sigal

Kompanitë për të cilat po hetohen kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Prokuroria e Tiranës ka kryer hetimet për 13 kompanitë që kanë vjedhur shtetin nëpërmjet skemave të mashtrimit  me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me dëm mbi 3 mln euro. Kompanitë për të cilat po heton Prokuroria kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Për personat e përfshirë në skemën e mashtrimit janë dhënë 13 masa sigurie “arrest me burg” dhe 4 masa “detyrim paraqitje”, ndërkohë dyshohet se janë të përfshirë edhe disa punonjës të administratës. Faturat fiktive nga skema e mashtrimit të kompanive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mospagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale”,- njofton prokuroria