Komisioni i Medias seancë dëgjimore për punësimin e gazetarëve

384
Komisioni i Medias diskutoi sot në seancën dëgjimore gjendjen e punësimit të gazetarëve, ku gazetari dhe redaktori për Shqipërinë i BIRN, Besart Likmeta nënvizoi problematikat në lidhje me kontratat e punës, sigurinë dhe respektimin e gazetarëve.
Sipas një studimi të kryer, ku 140 profesionise nga fusha e medias janë anketuar, ka rezultuar se “75 % e tyre mendojne se mënyra sesi lidhen kontratat dhe sesi trajtohen gazetarët nuk është standardet e duhura si dhe autocensura i shoqëron gjatë punës së tyre, si pasojë e presionit të pronarëve.
“Autocensura e gazetarëve vjen si pasojë e presioneve dhe kushteve të këqija të punës në të cilën punojnë gazetarët, për mungesën e rrogave të rregullta dhe mungesës së motivimit për ta. Roli i reklamës shtetërore është një faktor që ndikon në autocensure, mungesën e transparenca e cila vazhdon ende. Një faktor që ndikon në auto censurë ështe edhe krimi i organizuar. Gazetarët korrespondentë nëpër rrethe janë më të cënuar por edhe kronika e zezë nuk është pas”, nënvizoi Besart Likmeta.
“Vetcensura lidhet me sigurinë e gazetarit. Nëse gazetari punon në të zezë është i detyruar të respektojë bindjet e pronarit. Në Shqipëri, gazetarët protestojnë jo për interesat e tyre por për atë të gazetarëve. Nuk ka sindikatë të mirëfilltë të gazetarëve që të mund të përfaqësohen denjësisht. Të kërkojmë nga Inspektoriati i Punës një raport të detajuar për punën e gazetarëve, për të parë dhënine e rrogave. Kjo do të na ndihmonte të shihnim sesa zbatohet Kodi i Punës”, tha Deputeti i PS, Musa Ulqini.
Ndërkohë nga ana e tij, deputeti i PD, Myqerem Tafaj tha se “ky studim i vjen në ndihmë gazetarëve. Prandaj ne do të ndihmojmë në këte proces qe ky dokument te njihet.”
Një tjetër çështje që u diskutua kishte të bënte me kurrikulat mësimore ne departamentin e gazetarisë, ku sipas Likmeta, gazetaria e vërtetë, ajo investiguese dhe kritike nuk po merr rëndësinë që ka, por po drejtohen drejtë marrëdhënies me publikun. (ATA)
Sigal