Kolegu XHELOZ “dogji” 6 rrugorët e Korçës, ‘rropën’ qytetarët për t’ju liruar makinat e bllokuara, SPAK merr në dorë dosjen

565
Sigal

Kush janë dy shefat e policisë rrugore që u pezulluan nga detyra me vendim gjykatë. U denoncuan nga kolegu i tyre në komisariatin dixhital. Dosja e 5 efektivëve të policisë rrugore në Korçë dhe Pogradec, i ka kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë. Shefi i policisë rrugore në Korçë Ervin Dervishi dhe shefi i policisë rrugore, në Pogradec Oltion Hyka, nuk do hetohen tashmë nga prokuroria e Korçës, por çështja do i kalojë për hetime të mëtejshme SPAK, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Mes personave të tjerë që janë pezulluar nga detyra janë dhe Agron Hima, Kujtim Nuke, Mitat Cani dhe Edmond Terolli. Të gjithë këta persona mbajnë grada nën/komisar dhe krye/komisar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë. Sipas hetimit të prokurorisë së Korçës ata ishin përfshirë në lirimin e automjeteve që vetë kolegët e tyre bllokonin në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, gjatë situatës së pandemisë për shkak të virusit “COVID-19”. Kundrejt shumave të parave që mernin nën dorë nga qytetarë të ndryshëm, këta efektivë policie mundësonin lirimin e automjeteve të bllokuara. Një veprim i tillë është kryer për shumë makina. Por me sa duket lirimi i makinave kishte rënë në sy edhe të policëve të tjerë rrugorë, ku njëri prej tyre mësohet se ka denoncuar rastin dhe abuzimin me detyrën në komisariatin dixhital. Kaq ka mjaftuar që shërbimet e kontrollit të brendshëm të në ministri të vihen në lëvizje dhe të lokalizojnë praktikën dokumentare të lirimit të disa automjeteve nga ambjentët e Policisë Rrugore Korçë. Nisur nga këto veprime, prokuroria e këtij qyteti ka lokalizuar përgjegjësinë penale të lirimit të makinave nga kryekomisari Ervin Dervishi, nën/komisari Oltion Hyka, nën/komisari Edmond Terolli, komisari Agron Hima, nën/komisari Mitat Cani dhe Kujtim Nuke.