KLSH : Abuzime me peshën dhe matjet e ushqimeve

174
Sigal

 

Metrologjia nuk verifikon matësat e ujit, produktet e shportës, shëndetësinë!

 

Qytetarët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj abuzimeve me peshën e matjet e produkteve që blejnë.  Mungesë teknike profesionale të stafit të strukturave verifikuese të metrologjisë, mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimit plotësisht të objektivave strategjike, mbulimit të fushave të ndryshme (si atë të shëndetësisë, ujit, cilësisë së produkteve ushqimore, kohës telefonike, sigurimit teknik, etj)

 

Aktivitetet e sistemit të metrologjisë të peshave dhe matjeve, shpesh, janë të padukshme për publikun, pasi shohim vetëm transaksionet, që ndodhin në treg, të tilla si peshimi i mishit, peshimi i produktit në sportelin e arkës dhe shpërndarja e karburantit etj. Infrastruktura komplekse e metrologjisë dhe aktivitetet e shumta të përfshira në zbatimin e legjislacionit të kësaj fushe nuk janë të dukshme për konsumatorët, pasi një treg që funksionon mirë, shpesh saktësia e peshave dhe e matjeve merret si e mirëqenë. Por sa funksionon sistemi i metrologjisë në Shqipëri dhe sa u garanton qytetarëve se marrin atë peshë apo sasi produkti që blejnë?

Gjatë vitit 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim të zgjeruar për matjen e performacës së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, duke zbardhur një seri problematikash sa i takon këtij shërbimi.

Grupi i auditimit të KLSH, përgjatë fazës studimore të auditimit, hodhi hipotezën se, ky sistem vuan nga një mungesë efektiviteti dhe efiçence, pasi nuk është arritur niveli i kërkuar i përgatitjes teknike profesionale të stafit të strukturave verifikuese të metrologjisë, mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimit plotësisht të objektivave strategjik, mbulimit të fushave të ndryshme (si atë të shëndetësisë, ujit, cilësisë së produkteve ushqimore, kohës telefonike, sigurimit teknik, etj) me verifikim metrologjik, ndërmarrjen e nismave ligjore, të cilat në periudhë afatgjatë mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit metrologjik të ofruar, por edhe në garantimin e mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjen.

Në raportin përfundimtar të auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në përfundimin se kjo hipotezë është e vërtetë, dhe se qytetarët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj abuzimeve me peshën e matjet.

“Nuk janë përfshirë për verifikim metrologjik periodik fusha kryesore, ku përdorimi i instrumenteve ka ndikim të konsiderueshëm në mbrojtjen e konsumatorit si fusha e mjekësisë, ndotjes së mjedisit, sigurisë publike, frekuencave të telefonisë etj, në kundërshtim me ligjore. Nga DPM, përgjatë periudhës 2018-2020, nuk janë kryer verifikimet periodike të lojërave të fatit”,- theksohet në raportin përfundimtar të grupit të auditimit. Ndërkohë që është mungesa e verifikimit të matësve të ujit ajo që për Kontrollin e lartë të Shtetit është edhe problematika më shqetësuese e aktivitetit të Shërbimit të Metrologjisë.

“Mungesa e verifikimit metrologjik të matësve të ujit, nuk realizon qëllimin e Ligjit të metrologjisë, për mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet, si dhe në gjykimin e grupit të auditimit, mund të rriten mundësitë e faturimit jo real të konsumit të ujit”, thekson në Raportin Përfundimtar Kontrolli i Lartë i Shtetit.