Klina në terr, 35 fshatra të saj pa energji elektrike

527
Rreth 35 fshatra të komunës së Klinës që 6 orë kanë mbetur pa energji elektrike. Në ditën e sotme, kur temperaturat e verës kanë arritur kulmin, banorët e fshatrave të Klinës nuk kanë pasur ta luftojnë të nxehtit. Arsyeja, sipas zyrtarëve të KEDS-it, janë prishjet në rrjetin e energjisë elektrike. Të paktën kështu i është thënë drejtorit të Shërbimeve Publike në Klinë, Gjokë Lleshajt. “Që gjashtë orë komuna e Klinës është pa rrymë. Kjo iu ka shkaktuar dëme të mëdha qytetarëve dhe kemi informacione që deri nesër do të vazhdojë kjo gjendje. Kjo është e pajustifikueshme. Askush prej KEDS-it nuk po angazhohet që këto prishje të tyre të rregullohet sonte”, thotë drejtori Lleshaj. Qytetarët e komunës së Klinës, sipas informacioneve që posedon Express, janë shumë të revoltuar dhe kanë filluar të organizohen edhe nëpër lagje dhe fshatra për të protestuar.
Sigal