KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

216
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 01.07.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 01.07.2021 

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Gentian Medja”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Gentian Medja, për vitin 2019”.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Igerta Hysi”.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Igerta Hysi, për vitin 2019”.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për kandidaten znj. Saida Dollani”.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korente dhe shpenzime kapitale (investime), në programin buxhetor “Buxheti  gjyqësor”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e formularit në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar”.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pakësimin e fondeve në shpenzime personeli, në programin buxhetor “buxheti gjyqësor” për vitin 2021”.

9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 07.05.2021; 12.05.2021; 20.05.2021; 24.05.2021; 26.05.2021 dhe 28.05.2021”.