KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

192
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 16.02.2021, në orën 11:00,  në platformën online do të zhvillohet mbledhja plenare.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 16.02.2021 

1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, për njëmbëdhjetë pozicionet e shpallura të lira”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

3. Shqyrtimi i 4 projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:

3.1 Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shtatë pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datës 28.05.2020”.

3.2 Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 173, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

3.3 r fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 187, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

3.4 Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për tre pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 88, nr. 89 dhe nr. 90, datë 26.02.2020, Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. Mimoza Margjeka”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.      

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Qemal Zaimi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 184 dhe nr. 185, datë 28.05.2020, të këshillit të lartë gjyqësor”

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit te magjistratit per gjyqtarin e Gjykatës së Apelit {…}”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Per ushtrimin e Rekursit ndaj vendimit gjyqesor nr.6 date 26.01.2021 te Gjykates Administrative te Apelit Tirane”, pergatitur nga Komisioni per Zhvillimin e Karrieres.