Kjo është Jetmira Hasani që u vra me çifte nga ish-kunati në Bathore, të dy të pajisur me urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri

694
Sigal

Del fotoja e Jetmira Hasanit, që u vra dje në banesë e saj në Bathore nga ish- kunati i saj, Agron Tanushi.

Jetmira Hasani dhe ish-kunati i saj, Agron Tanushi ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri- tjetri, por kjo nuk u shërbeu për të qëndruar larg.

Jetmira qëndronte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija.

Ky ishte i shkaku i sherrit, që përfundoi me vrasjen e Hasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore.

Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi.

Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Dje pas një debati të fundit Agron Tanushi vrau ish- kunatën e tij me çifte.