Kishte marrë banesë me qira, gjendet i vdekur polaku në Tiranë

159
Sigal

Një shtetas polak është gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.

Policia bën të ditur se në trupin e A.H, 73 vjeç, nga Polonia, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.