Kisha “Janullatos” ka blerë 966 m2, por ka ndërtuar 1660 m2 dhe ka pushtuar 5039 m2

630
Gazeta “Telegraf” po zbardh sot, skandalin me truallin mbi të cilin është ndërtuar Kompleksi i Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës, ngjitur me ish-Ministrinë e Mbrojtjes. Se si u lejua, të ndërtohej kjo Kishë me logo ortodoksie shqiptare dhe me krye-klerik grek të emëruar, ngjitur me institucionin e sigurisë kombëtare, këtë e dinë vetëm ata që biseduan “natën” me qarqet antishqiptare greke dhe që ditën, firmosën e vulosën vendimin me qeverinë shqiptare, për t’’i dhënë truallin pronë publike, për ndërtim të katedrales. Nuk paragjykojmë ndërtimin e kësaj katedraleje të ortodoksisë shqiptare me klerik grek, që bën mesha vetëm në gjuhën greke, por po argumentojmë me prova shkresore, faktin që, ky ndërtim është i paligjshëm, mbasi ka zaptuar hapësirat publike të ndërtimit, në sipërfaqe mbi 5 herë më tepër se sa ka blerë truallin me vendim të qeverisë shqiptare të viti 2003. Konkretisht, Kisha e Katedrales “Janullatos” është ndërtuar në sipërfaqe 1660 metër katrore objekt. Por faktikisht, biznesi “Personi Juridik Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, miratuar me Vendim 2498 të Gjykatës të Rrethit Tiranë, datë 19.03. 2009, me përfaqësues dhe administrator të vetëm Anastasios Gerasimos Yannoulatos, lindur në datën 04. 11. 1929 në Greqi, me shtetësi dhe kombësi greke, ka zaptuar në mënyrë të kundërligjshme një sipërfaqe prej 5039 metër katrorë, mbi të cilën, ka ndërtuar në mënyrë antiligjore një objekt të quajtur “Kisha e Katedrales Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Shteti shqiptar, me VKM Nr. 81, i ka shitur kësaj kishe 966 m2, me çmim 1600 lekë/m2, për të ndërtuar katedralen. Por “Personi Juridik Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, ka zaptuar 5039 m2 sipërfaqe truall publik, duke ndërtuar jo 966 metër katror sa ka blerë nga shtetit shqiptar, por 1660 metër katror objekt. Nuk e kemi fjalën tek çmimi 1600 lekë/m2, me të cilin shteti shqiptar i ka shitur shoqërisë tregtare “Personi Juridik Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë”, me administrator të vetëm shtetasin dhe kombasin grek Anastasios Gerasimos Yannoulatos, por për faktin se përse është lejuar të kryhet ky uzurpim hapësire publike, ish lulishte në qendër të Tiranës?! Pa bërë komente, po publikojmë VKM Nr. 81, datë 06.02.2003, të shitjes së truallit me sipërfaqe 966 m2, si dhe të dhënat e publikuar prej administratorit të vetëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, shtetasit dhe kombasit grek Anastasios Gerasimos Yannoulatos, deklaruar në përurimin e këtij ndërtimi të paligjshëm në qendër të Tiranës, prej të cilit u bë “kurban” një park i gjelbëruar me 4000 metër katrore.
Sigal