KiE do të asistojë Ministrinë e Zhvillimit Urban për 3 planet kombëtare për territorin

668
Këshilli i Europës do të asistojë Ministrinë e Zhvillimit Urban për 3 plane kombëtare që që pritet të miratohen brenda vitit 2016, përkatësisht Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Planin e Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Planin e Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë – Durrës.
Një grup ekspertësh të KiE, të kryesuar nga z. Bouche-Florin, President Nderi i Keshillit të PLanifikimit Hapësinor në Këshillin e Europës dhe anëtar i CEMAT, u takuan me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Ata u njohën me punën dy vjeçare për hartimin e 3 planeve, që tashmë po konsultohen me qytetarë dhe profesionistë të fushës në disa qytete të Shqipërisë.
Ekspertët patën një takim të zgjeruar pune edhe me ekipin e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit, i cili po punon për këto plane.
Katër ekspertët do të hartojnë një raport/oponencë teknike lidhur me sugjerimet e tyre për 3 planet.
Ky raport do t’i dorëzohet qeverisë shqiptare nga ekspertët në bashkëpunim me Qëndrën e Ekspertizës për Qeverisjes Vendore në Këshillin e Europës, për të qenë një udhëzues i mirë për përmirësimin e tre dokumentave më të rëndësishëm për zhvillimin e territorit në vendin tonë.
Sigal