Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Personalitete të shquara të diasporës shqiptare në “Bordin e Nderit”    

150
Sigal

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shtuar së fundmi në “Bordin e Nderit” një sërë personalitetesh të shquara të diasporës shqiptare. Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, për të bashkëpunuar në promovimin e politikës tonë të jashtme kombëtare.

Lazim Destani, një biznesmen i suksesshëm shqiptar, filantrop, aktivist, humanist dhe një qytetar i botës, i cili me mirësjellje ka pranuar të shërbejë në Bordin tonë të Nderit për të mbështetur misionin tonë. Z. Destani është i njohur për kontributet e shumta të çmuara në ndihmë të çështjes shqiptare në mbarë botën dhe shquhet si një individ i respektueshëm në të gjitha aktivitetet dhe rrethet afariste, filantropike dhe patriotike, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve.

Frank Shkreli, punoi për shumë vite për Shërbimin Shqip të “Zërit të Amerikës” dhe më vonë u emërua Drejtor i Divizionit Evropian, përgjegjës për të gjitha transmetimet radio dhe TV të “Zërit të Amerikës” në Evropë. Pas tërheqjes nga qeveria, ai u emërua Drejtor Ekzekutiv i “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” (NAAC), një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Uashington DC. Z. Shkreli është ndër shqiptarët e vlerësuar, me një personalitet të lartë dhe të respektuar për kontributin e tij në promovimin dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në SHBA. Ai është autor i librit me tre vëllimeve “Demokracia nuk mund të presë”.

Harry Bajraktari, shqiptar nga Nju Jorku, është një tjetër përzgjedhje në Bordin tonë. Ai ka një rol të spikatur në krijimin e lidhjeve dhe miqësive me drejtues të lartë institucionalë në SHBA dhe ka dhënë kontribut të çmuar në demokratizimin e Shqipërisë, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe kontribut të rëndësishëm për lirinë, pavarësinë e saj dhe më vonë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet sovran. Zoti Bajraktari është një tjetër patriot i vërtetë shqiptaro-amerikan që shquhet për vlerat universale të të drejtave të njeriut.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka gjithashtu kënaqësinë të njoftojë një prurje të re në Asamblenë e Përgjithshme, ish Ministren e Integrimit Europian, Znj. Klajda Gjosha, një grua e suksesshme me një karrierë mbresëlënëse. Ne besojmë fort se Znj. Gjosha do të jetë një vlerë e shtuar në përmbushjen e misionit të Këshillit.

Dom David Xhuxha, shef i seksionit shqip të “Radio Vatikani”. Ai ka ndjekur dhe transmetuar zhvillimet historike shqiptare, si rënia e komunizmit në Shqipëri, pavarësia e Kosovës, si dhe zhvillime të tjera të mëdha në historinë e dekadave të fundit të shqiptarëve. Dom Xhuxha është autor i librit “Papa në Shqipëri”, një botim i cili hedh dritë jo vetëm në historinë e gjatë të vuajtjeve dhe mbijetesës së klerikëve shqiptarë, por edhe nderon shumë shqiptarë që luftuan fort për Paqen dhe Lirinë. Ai ishte pjesë e delegacioneve gjatë vizitave të Papa Gjon Pali II dhe Papa Franceskut në Shqipëri.

Këto personalitete do të shërbejnë në Bordin tonë të Nderit së bashku me ish-ambasadorin e SHBA, Theodore R. Britton Jr, një fitues i Medaljes së Artë të Kongresit me një lidhje dhe dashuri të gjatë për shqiptarët, Profesor Daniel Serwer, një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe një nga arkitektët e paqes së “Marrëveshjes së Dejtonit”, si dhe një ish diplomat me përvojë nga Uashingtoni DC.

 

The Council of Albanian Ambassadors has recently added on its Honorary Board a number of prominent personalities of the Albanian diaspora.

Mr. Lazim Destani, an Albanian successful businessman, a philanthropist, peace activist, humanist and a global citizen who has graciously accepted to serve on our Honorary Board and support our mission. Mr. Destani is well known for numerous valuable contributions in helping the Albanian cause throughout the world and stands out as a respectful individual in all business, philanthropic and patriotic activities and circles, by making a big difference in people’s lives.

Mr. Frank Shkreli, worked for VOA’s Albanian Service for many years, and was later promoted to Director of the European Division, responsible for all VOA radio and TV broadcasts to Europe.  After retiring from government, he was named Executive Director of National Albanian-American Council (NAAC), a non-profit organization, based in Washington DC.  Mr. Shkreli is among Albanians regarded with high esteem and a well-respected personality for his contribution in promoting and supporting Albanian cause in the USA. He is the author of three volumes of “Democracy can’t wait”.

Mr. Harry Bajraktari, a native Albanian from NYC, is another addition to our board. He has put substantial efforts in establishing connections and friendships with top institutional leaders in the USA and has given valuable contributions to the democratization of Albania, the internationalization of the issue of Kosova, as well as significant contributions made to its freedom, independence and later the international recognition of Kosova as a sovereign state. Mr. Bajraktari is another true Albanian-American patriot who stands out for universal human rights values.

The Council of Albanian Ambassadors has also the pleasure to announce a new addition to our General Assembly, the former Minister of European Integration, Ms. Klajda Gjosha a successful women with a distinguished career. We strongly believe Ms. Gjosha will be an added value to the completion of the Council’ mission.

Dom David Xhuxha, Head of the Albanian section of Radio Vatican for Vatican News. He has been following and broadcasiting the landmark developments in Albanian history, such as the fall of communism in Albania, the indipendence of Kosova, as well as other major develpments in recent Albanian  history. Dom Xhuxha is the author of “The Pope in Albania” a publication which shed lights not only in the long history of suffering and survival of Albanian clerics, but also pays tribute to many Albanians who fought hard for Peace and Freedom. He was part of the delegations during the visits of two Popes in Albania.

They will serve on our Honorary Board along with former USA Ambassador Theodore R. Britton a Congressional Gold Medal recipient with a long connection and affection for Albanians. Professor Daniel Serwer is a great supporter of Albanians and one of the architects of Dayton Peace accord, as well as a seasoned US former diplomat from Washington DC.