Kërkohej për shpërdorim detyre në mbledhjen e provave nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, kapet 30-vjeçari

311
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Behet e ditur se i arrestuari është shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

I arrestuari është ndër personat në kërkim dhe për vënien para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti” ndaluan shtetasin:

A. D., 30 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.