Kërcënon me pistoletë kamerieren e një lokali, policia: Nuk iu gjetën fishekë

270

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armë zjarri kamerieren e një lokali në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku pas një konflikti, Besnik Alija nga Shkodra ka kërcënuar me armë kamarieren 42-vjeçare me inicialet Q.N.

Fatmirësisht është bërë e mundur ndërhyrja në kohë e policisë, e cila bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Sakaq, uniformat blu arrestuar 46-vjeçarin, të cilit i është gjetur edhe arma e zjarrit me të cilën kërcënoi kamerieren, pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek.

“Më datë 21.12.2016, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. U arrestua në flagrancë shtetasi: Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, në ambientet e lokalit, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri, shtetasen Q. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë (kamerierja e lokalit).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: Një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.