Keni lindur fëmijë jashtë shtetit, ja si mund t’i regjistroni në Shqipëri

752
Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit dhe u duhet ta regjistrojnë atë tani mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë.
Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm 3 hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor.
Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:
1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;
2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;
3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;
4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve
E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj.
Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., mund të vizitoni faqen e posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sigal