Keni bërë plane për fundjavën? Moti ‘surprizon’, ulje temperaturash dhe reshje shiu

25
Sigal

Kjo e premte shënon edhe ditën e fundit pas një periudhe të gjatë me diell që ka shoqëruar vendin tonë. Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe përgjatë ditës së shtunë, me temperatura minimale që priten të jenë 0 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 21 gradë celsius, në zonën perëndimore.

Gjatë ditës së diel, moti do të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim. Era do të jetë intensive.

Gjatë ditës së hënë, moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Edhe gjatë ditës së martë do të ketë reshje shiu, por e ulin intensitetin e tyre. Temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.