“Kemi marrë të gjitha masat për nesër”, Veliaj: Qytetarët mos t’i përdorin makinat, institucionet do të jenë pushim

148
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë ku ka folur lidhur me finalen e “Conference League” që pritet të luhet nesër mes Feynord dhe Romës në stadiumin “Air Albania”.

Veliaj tha se ishin marrë të gjitha masat si nga ana e sigurisë, po ashtu edhe nga ana e logjistikës, duke theksuar se për tifozeritë e ndryshme ishin përcaktuar “fan-zone” në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sa i përket bllokimit t ë rrugëve, Veliaj tha se do të ishte mirë që qytetarët të lëviznin pa makina pasi nuk do të lejoheshin të qarkullonin drejt qendrës së Tiranës.

Veliaj: Kemi marrë të gjitha masat si nga ana e sigurisë, si në çështjet e logjistikës, janë bërë gati edhe “fan-zone” ajo e Romës është bërë gati tek Liqeni artificial dhe tifozeria e hollandezëve është tek Pedonalia. Ndërsa tifozeria neutrale ku pritet të jenë qytetarët shqiptarë, do të jetë ajo në sheshin Skënderbej. Nga vlerësimet e UEFA-s ka qenë një nga organizimet më të mira që kemi pasur.

Pyetje: Deri në orën 18:00 qarkullimi në rrugët kryesore të qytetit do të jetë i bllokuar, a do lejohet të hyjnë në kryeqytet ata persona të cilët nuk kanë një biletë?

Veliaj: Patjetër që do të lejohen të vijnë në Tiranë, por nuk do të lejohen të hyjnë me makinë në qendrën e qytetit. Por do të duhet të përdorin logjikën për disa zona ku nuk mund të shkohet dot me makinë, duke qenë se nuk do të lejohen të qarkullojnë me makina. Këtu bëhet fjalë për të mos ardhur me makinë drejt institucioneve të cilat do të jenë të gjitha pushim.