KE do të prezantojë sot progress-raportin për Shqipërinë

471
Progresraporti do të preznatohet nga Komisioneri Hahan në orën 09:00 në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Prezantimi i progresraportit për Shqipërinë u shty disa herë. KE paralajmëroi se do të publikonte progres raportin në fillim të tetorit, më pas përcaktoi si datë të dytë 24 tetorit, e me tej 5 nëntorit, që u shty për shkak të zgjedhjeve në Turqi.

Më herët, KE tha argumentoi shtyrjen edhe me fluksin e refugjatëve dhe axhendën e ngjeshur të BE-së . Për herë të parë KE, pritet të jepë një raport më të detajuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Shqipërisë KE i ka vendosur 5 kushte kryesore, ku prioritet është reforma në drejtësi, për të cilën burimet thanë se do kërkohet gjithëpërfshirje në realizmin e saj.
Sigal