Kapet i “forti” i Vlorës që u hodh nga mjeti dhe nuk i bindej policisë

528
Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një person të armatosur, i cili lëvizte me një automjet në Vlorë. Sipas Policisë, i arrestuari është Romeo Bajrami, 32 vjeç banues në Tiranë.
Sigal

Më datë 08.12.2016, rreth orës 19:00, në autostradën e re të lagjes “Kushtrimi”, shtetasi Romeo Bajramaj, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 932 IM, nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të policisë dhe në tentativë për t’iu shpëtuar, ka dalë nga mjeti dhe ka hedhur në anë të rrugës një armë zjarri duke tentuar kështu të braktiste mjetin me qëllim që të largohej.

Policia i është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-Shkolla e Aviacionit”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë-TT,

– 1 krëhër,

– 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm

– gjithashtu, bllokohet automjeti tip “Benz”.