Kanosi me armë policin, lihet në burg Orgest Bilbili

652
Sigal

Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg Orgest Bilbilin,  i cili dy ditë më parë ka kanosur me armë një polic.

Ngjarja ja ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë ku si pasojë e përplasjes së armë ka mbetur e plagosur një këmbësore. Masa e sigurisë i është komunikuar në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mbi të akuzuarin rëndojnë veprat penale armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentative ndaj efektivit të Policisë. Ndërkohë një ditë më parë i marrë në pyetje Bilbili nuk ka dhënë asnjë detaj, ndërsa ka theksuar se do të flas në një moment të dytë

Kush është Orgest Bilbili

Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, së bashku me Laert Haxhiun dhe një seri ngjarjesh të rënda. Laert Haxhiu, dyshohet gjithashtu se sëbashku me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Dy të akuzuarit kryesorë, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, janë akuzuar si vrasës të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, dhe plagosjes së dy të tjerëve, në tetor te vitit 2017.

Lexo edhe: Vrasje dhe zhdukje trupi, kush është i shumë kërkuari që strehonte Orges Bilbilin në Tiranë

Orges Bilbili, bashkëpunëtori i Laert Haxhiut të dyshuar në vrasjet Lushnjë në 2017,  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali