Kamioni përplaset me urën hekurudhore në aksin Librazhd-Përrenjas, plagoset shoferi

373
Sigal

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në aksin e rrugës Librazhd-Përrenjas.

Automjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me këmbën e një Ure Hekurudhore në afërsi të Hotolishtit.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mungesa e vëmendjes së drejtuesit gjatë drejtimit të automjetit. Fatmirësisht nga aksidenti drejtuesi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime serioze.