Kallashnikov dhe kånabis, prangosen dy persona në Kukës

340
Sigal

Mëngjesin e sotëm policia ka vënë në pranga dy persona në Kukës, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër, gjithashtu janë sekuestruar fidanë e kubikë të kultivuar me fara kånnabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Njoftim i policisë:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Gjatë kontrollit sekuestrohet dhe një armë zjarri kallashnikov, me një sasi fishekësh luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake