Punonjësit e fasonerisë në Vlorë ngrihen në protestë: Duam pagën e luftës

307
Sigal

Vazhdojnë protestat e punonjësve që nuk kanë mundur ta marrin ende pagën e luftës në qytetin e Vlorës.

Këtë mëngjes një tjetër fasoneri është ngritur në protestë, duke kërkuar përfitimin e pagës që u takon.

Ato thonë se kanë aplikuar për pagën e luftës, por ju është refuzuar. Në protestë sot janë ngritur punonjës të një kompanie fasone këpucësh e cila ka rreth 120 të punësuar.