Ju tregoj politikanët dhe zyrtarët që mbrojnë rektorin e Durrësit

956
Para disa ditësh na erdhi sihariqi që miqtë e Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mit`hat Mema dhe grupimit të tij më të ngushtë Mema-Hoti, përgjegjës për dëme akademike, ekonomike dhe nepotike të papara brenda këtij institucioni universitar, kanë arritur të mbyllin me sukses dosjen e drejtuesit më abuziv dhe bashkë me të edhe të kancelarit Ulpian Hoti.
Se si po ia arrijnë qëllimit për të mbylluar dosjen e dy drjetuesve më të korruptuar që tallen gjithë ditën me qeverinë Rama, me Ministren e Arsimit Nikolla dhe pedagogët e universitetit, kjo dihet. Plani i tyre i nëndheshëm për të arritur të bëjnë me tituj shkencore njerëz të marrë nga rruga apo pedagogë që mezi kanë mbushur dy-tre vite punë, apo që kanë ardhur nga administra e bashkisë, ka patur një sukses të madh. Dhe kjo ka ndodhur jo vetëm nga mbështetja nga qeveria e mëparshme dhe nga ish Ministrit i Arsimit Myqerem Tafajt, por edhe nga disa anëtarë të kabinetit të qeverisë së sotme që kanë patur lidhje të ngushta me këtë grup të pandëshkuar të Durrësit, mes të cilëve zëvendësmintri i Arsimit, Sekretari i Përgjithshëm në MAS, Drejtoreshën Linda Pustina, dhe një administrator të rëndesishëm në drejtorinë e Financës në Ministrinë e Arsimit.
Gradat e pamerituara
Kështu në saj të dyshes drejtuese Mema-Hoti dhe zyrtarët e sipërpërmendur të MAS ka ndpodhur që zonjë Regjina Gokaj, pa asnjë eksperience pedagogjike dhe akademike na është bërë Prof. As. Dr. 
Po kështu zonja Brunela Kullolli na është bërë kandidate për Prof.Asc. dhe do ta marrë shumë shpejt Prof.Asc. sepse si doktoreshë na është bërë që para një viti.
Ka dhe nje xhevahir tjetër që duhet të ishte lajm nëpër televizionem nedia dhe portale elektronike. Kështu është bërë Profesoreshë e Asociuar, Drejtuesja e Komisionit të Etikës apo dora ndëshkuese e grupit Mema-Hoti, një punonjëse e thjeshtë e bashkise së Durrësit që është dëbuar nga bashkia por për të dhëna të mira të spiunllëkut na është bërë pedagoge me titull Profesoreshë e Asociuar. 
Si këta, dyshja Mema-Hoti ka bërë shumë dhe një dosje e madhe gjendet e depozituar në Prokurori së bashku me hyneret e tjera të tyre, përfshi tenderat përfitues, udhëtimet jashtë shtetit, shpërdorimi i fondeve publike, mbajta nëpër tualete të profesorëve dhe dekanëve të pabindur, etj. Po përse ky grupim që ka bëra aq dëme financiare nuk dënohet dhe dosja e stërmadhe, sipas të dhënave, po shkon drejt mbylljes?
Ustallarët e mbylljes së dosjeve
Përse rrreth 500 faqe akuza ndaj këtyre dy drejtuesve Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Minsitrisë së Arsimit, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave dhe Prokurorisë bien në veshtë shurdhët? Përse kontrollet e MAS me njerëz të korruptuar nuk kanë dhënë asnjë rezultat?
Përse në drejtim të Universitetit janë vendosur familjarë, të afërm dhe një hierarki e fshehtë nepotike që pengon ecjen përpara të Universitetit duke e lënë atë të pa akredituar dhe në duar të një pjesë llumi të shoqërisë së nderuar të Durrësit?
Kjo ka vetëm një përgjigje: Dyshen abuzuese Mema-Hoti e mbrojnë bashkëshorti i Profesoreshës së Asociuar R.Gj. i cili është Prokuror, e mbron bashkëshorti i Profesoreshes B. K. që është Prokuror i Krimeve të Rënda, e mbron Zëvendësministri i Arsimit që ka shkatërruar procesin zgjedhor në vitin 2012, që ka marrë rryshfete të papara dhe ka ndihmuar disa drejtues të universiteteve qq ishin me PD të marrin tituj shkencorë të pamerituar, e mbron Sekretari i Përgjithshëm i MAS, e mbron Drejtoresha e Arsimit të Lartë Linda Pustina, e cila ka ndikuar direkt ne marrjen e titujve te pamerituar të disa pedagogeve aty. Gjithashtu e ndihmon edhe një dekane e cila e ka për modë që të ndryshojë kahun e partive.
Prokurorë të bërë tapë bashkë me rektorin
Në rreshtimin e mbrojtjes së kësaj dyshe që ka bërë dëme të jashtëzakonshme në Universitetin e Durrësit janë gjithashtu disa prokurorë të tjerë në Durrësit e Shkodër për të mbyllur dosjet, e për t’u pastruar zyllumet e rënda që kanë bërë për disa vjet. E parë në këtë këndvështrim, është për të ardhur keq kur sheh se si prokurorë të bërë tapë së bashku me Mit’hat Memën në një aksident makine (katër prokurorë ishin në atë makinë), vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë dhe vazhdojnë të pengojnë drejtësinë me manipulime dhe u turren njerëzve pa mbrojtje duke i futur në burgje vetëm e vetëm për t’i thënë legjislativit, Qeverisë dhe organeve të tjera të larta që ja ne po punojmë… Por ata që duhet të futen në burg janë në drejtim të universitetit të Durrësit. Turp për këta prokurorë që ndotin vendin me mosveprim apo më keq me zullumet e tyre. Më e keqja është se dyshja abuzuese Mema-Hoti i bëjnë presion organit të akuzës për të gjetur se kush shkruan për të dënuar ata që thonë të vërtetën. Shikoni se si është shtrembëruar Prokuroria dhe Drejtësia në vend: ndiqet ai që thotë të drejtën dhe jo abuzuesi i fondeve publike.
Reforma në drejtësi
Le të shpresojmë që Maxhoranca dhe Kryeministri Rama të bëjë sa më parë Reformën në Drejtësi, por të mos harrojë se egziston një burim fëlliqësie dhe korrupsioni galopant tek Prokuroria e Durrësit dhe në prokurori të tjera, që duhen pastruar një orë e më parë. Është fakt i ditur se prokurorët jaën ata që banojnë në shtëpi luksoze, që i bëjnë pushimet jashtë vendit dhe që e shikojnë vendin epunës si mjet për të fituar, për të mbrojtur abuzesit dhe për të ndëshkuar të pafajshmit.
Sigal