Ja si reagojnë spikerët italianë kur bie tërmeti, frikë në transmetim

540
Sigal

Tërmeti i djeshëm që shkundi gjithë Italinë Qendrore la pas dëme të konsiderueshme materiale, duke rrënuar shtëpi e ndërtesa në shumë zona, ndërsa qindra qytetarë e kaluan natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera. Të tjerë ndërtuan kampe, por pati edhe nga ata që u detyruan të kalonin natën me vogëlushët e tyre në makinë.

Momenti i rënies së tërmetit është regjistruar live edhe në studion e lajmeve të nje tv në Ancona, “WTv Marche”, ku gazetarët të frikësuar përpiqen të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë me raportimin e lajmit.

“Është shumë i fortë, po bien sende të ndryshme në studion tonë”,- thotë spikerja.