Ja si qeveria i “dogji” fondet e BE, duke e bërë pasurinë “kurban” në duart e oligarkëve të PPP korruptive

131
Sigal

Qeveria shqiptare që në samitin e Triestes në 2017 nuk dorëzoi asnjë projekt për financim. Në këtë samit u miratua një fond mbështetës për investime prej miliona eurosh nga BE dhe donatorët.

Projekti tjetër ‘i sabotuar’ nga Qeveria është ai i Portit të Durrësit. Vendimi djeg edhe njëherë tjetër fondet e Procesit të Berlinit, ndërsa shqiptarët do të paguajnë miliona euro nga xhepat e tyre për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Qeveria ka tërhequr mbështetje financiare për investime në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm 500 milionë euro, duke u renditur e fundit në listën me gjashtë vende.

Edhe Mali i Zi, me një popullsi prej më pak se 700 mijë banorësh ka tërhequr 60 milionë euro më shumë se Shqipëria.

Arsyet lidhen më shumë me mungesën e vullnetit të qeverisë shqiptare, që në samitin e Triestes në 2017 nuk dorëzoi asnjë projekt për financim. Në këtë samit u miratua një fond mbështetës për investime prej miliona eurosh nga BE dhe donatorët.

Përveç kësaj, qeveria shqiptare përmes vendimeve të saj u kujdes që edhe për projekte për të cilat BE kishte rënë dakord të financonte kjo të mos ndodhte. Si? Mes projekteve që u ra dakord që në samitin e Londrës për mbështetje financiare ishte ai i autostradës Adriatiko-Joniane, njohur edhe si Korridori Blu, që nis nga Kroacia dhe përfundon në Greqi, ku sot është dogana e Kakavijës.

BE dhe partnerët ndërkombëtarë kanë mbështetur ndërtimin e saj me grante dhe kredi të buta në Kroaci, Bosnje e Mal të Zi. Qeveria shqiptare jo vetëm që nuk kërkoi financimin e saj, por nxitoi me ndërtimin e saj sipas skemës së shumëpërfolur korruptive të partneritetit publik-privat.

Aksi nga Thumana deri në Kashar, pjesë e këtij korridori dhe me gjatësi vetëm 21 kilometra iu dha me PPP kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulajt. Sipas skemës, ky i fundit parashikon një investim mbi 400 milionë euro, ose 20 milionë euro për kilometër. Kostoja cilësohet e fryrë për një rrugë që përgjithësisht do të kalojë në aks ekzistues dhe për më tepër ndërtohet në një terren fushor.

Psh; Qeveria shqiptare jo vetëm që nuk kërkoi financimin e autostradës Adriatiko-Joniane, por nxitoi me ndërtimin e saj sipas skemës së shumëpërfolur korruptive të PPP

Përveç kësaj, kosto shtesë për qytetarët do të jetë pagesa prej të paktën 2.5 euro për kalimin në këtë rrugë dhe garancia prej të paktën 10 milionë eurosh të vendosura nga shteti në vitet e para të kontratës. Në total, Gener 2 parashikon që të fitojë për 35 vite sa është kontrata koncesionare rreth 1.5 miliard euro.

Por, si të mos mjaftonte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pak javë më parë se me të njëjtën skemë do të jepet edhe ndërtimi i Kashar-Lekaj (Rrogozhinë) dhe Lekaj-Fier. Në të treja rastet mbyllet dera për fondet e BE dhe preferohet kjo formë ndërtimi, që rekordi i kontratave tregon se kanë një kosto 2 deri në 4 herë më të lartë se rrugët e financuara nga BE.

Projekti tjetër ‘i sabotuar’ nga Qeveria është ai i Portit të Durrësit. Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërkombëtarët ranë dakord që të financojnë zgjerimin e kapaciteteve përpunuese të mallrave në portin më të madh të shqiptarëve. Por, ajo që ndodh është një vendim krejt i papritur i Shqipërisë për ta kthyer këtë port në një port turistik përmes një forme bashkëpunimi pa shumë transparencë me një kompani private.

Vendimi djeg edhe njëherë tjetër fondet e Procesit të Berlinit, ndërsa shqiptarët do të paguajnë miliona euro nga xhepat e tyre për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Shembulli tjetër i djegies së fondeve dhe mbështetjes ndërkombëtare mbetet nisma e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Disa vite më parë, BERZh u përfshi në një sipërmarrje shqiptare për kultivimin dhe përpunimin e vajit të ullirit në një sipërfaqe prej 1 mijë hektarësh në zonën e Kavajës.

Por, investimi nuk u realizua kurrë për shkak të konflikteve dhe proceseve gjyqësore për pronësinë e tokës. Zvarritjet e proceseve dhe paaftësia e shtetit shqiptar për t’i zgjidhur ato lodhën durimin e BERZh dhe banka u tërhoq nga projekti përfundimisht në vitin 2017.

Këta janë tre shembujt që tregojnë se më shumë se sa paaftësi, qeveria shqiptare nuk ka dashur që të financojë me paratë e BE-së projekte me rëndësi infrastrukturore dhe ekonomike. Arsyeja, ndoshta lidhet me akuzat që hidhen rëndom sa lart e poshtë; korrupsioni. Me paratë e BE-së, kontrolli dhe auditimi i tyre është më i imët, ndërsa investimet përmes PPP-ve të fryra në kosto kanë pak, ose aspak kontroll.