Ja si do udhëtojmë gjatë pandemisë

341
Sigal

Ende askush nuk e di se si do të udhëtojnë pasagjerët deri në përfundim të pandemisë, apo si janë menduar ulëset brenda në avion.

Për asnjë moment nuk mendohet udhëtimi pa maskë e doreza dhe pa dezinfektim të trupit përpara ngjitjes në avion. Por kompanitë ajrore amerikane dhe evropiane po shqyrtojnë këtë mënyrë të ndarjes së ulëseve.Nga 3 ndenjëse, vetëm 2 do jenë funksionale. Ulësja e mesit do të shërbejë si ndarëse mes dy pasagjerëve. Si ndarje mes tyre do te shërbejë edhe streha prej peçikllazi, e vendosur edhe mbi ndenjësen, si një masë mbrojtëse nga pasagjeri i ulur prapa. Në këtë mënyrë, kompanitë nuk do të kenë nevojë të ri-dimensionojnë brendinë e avionit e as të mendojnë për ulëse të reja. Kjo është mënyra më praktike dhe më ekonomike për kompanitë që po përballen mjaftueshëm me probleme financiare.

Këtë vit, mesa duket, gjithçka që do na rrethojë, do të jetë me përbërje peçikllazi./Burimi: CNN